Report TV - Beqaj: Proteza ortopedike falas për pacientët në spitalin e Durrësit

  • 7 years ago
Pas Tiranës dhe Vlorës, tashmë edhe pacientët në spitalin e Durrësit do mund të pajisen me proteza ortopedike.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka vizituar spitalin Rajonal të Durrësit ku u shpreh janë shpenzuar rreth 100 milionë lekë për protezat dhe se cilësia e materialeve është e njëjtë më atë në vendet evropiane.

?Ky spital, këtë vit, ka një buxhet rreth 100 milionë lekë për protezat dhe është pjesë e paketës së madhe prej 1.8 miliardë lekësh që këtë vit do të shpenzohen për protezat në Tiranë dhe në disa spitale rajonale ku shërbimet e ortopedisë funksionojnë?, u shpreh Beqaj.

Kreu i Shëndetësisë, theksoi se materialet e reja që po përdoren janë një ndihmë e madhe, jo vetëm për pacientët, por edhe për vetë mjekët.

Recommended