Çahet akulli, dy viktima në Tiranë e Fier - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Argëtimi i rrezikshëm mbi akullin është kthyer ne nje tragjedi ne dy familje, një ne Mezes te Tiranës dhe nje ne fshatin Petove te Fierit, duke shkaktuar dy viktima. Ka qene fatale kjo e mërkure, per nje 12-vjeçar nga Mezezi, i cili ka qene duke luajtur me motrën e tij 15-vjeçare mbi sipërfaqen e ngrire te liqenit te Kasharit. Akulli është çare dhe i mituri ka rene brenda ne liqenin me thellësi gjashte metra. Edhe pse e motra e tij ka tentuar ta shpëtoje, ajo nuk ja ka dale dot. Per te nxjerre turpin e pajete te 12-vjecarit, kane mbërritur polumbaret e repartit RENEA, te cilëve u janë dashur disa minuta. Nje ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe ne fshatin Petove te Fierit. Ne mesdite 40-vjecari, Hajredin Xhelo ka rene ne liqen pas çarjes se akullit dhe është mbytur. Sipas te afërmeve, babai i dy fëmijëve ka qene duke ruajtur bagëtitë dhe është bere kurioz, duke tentuar te ece mbi sipërfaqen e ngrire te liqenit. Kane qene banore te zonës qe kane njoftuar policinë. Polumbaret kane nisur punën per nxjerrjen trupit te pajete te 40-vjecarit Xhelo.

Recommended