Vuçiç ultimatum serbëve të Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç u ka dhëne ultimatum përfaqësuesve politike serbe ne Kosove, qe deri ne 31 dhjetor te tërhiqen nga ato qe ai i konsideron vendime te dëmshme per qeverinë serbe. Vuçiç i thirri ata ne nje takim ne Beograd per te kapërcyer përçarjen qe eshte vërejtur se fundi brenda Listës Serbe, e cila është pjese e koalicionit qeverisës ne Kosove. Përçarja erdhi pas vendimit te kryeministrit Mustafa për të shkarkuar ministrin e Pushtetit Lokal Lubomir Mariç, per shkak te kundërshtimeve të vazhdueshme të tij ndaj institucioneve të Kosovës. Qeveria sqaroi se vendimi ishte marre pas këshillimit me Listën Serbe dhe ne vend te Mariç është emëruar ish zv/ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Mirjana Jevtiç. Por Vuçiç kërkoi qe përfaqësuesit serbe te veprojnë te bashkuar dhe te anulojnë ndryshimet qe jane bere ne qeverinë e Kosovës deri ne fund te vitit. Ne takimin e kësaj te hëne merrnin pjese edhe shefi i zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriç, kryetare te komunave serbe dhe deputete serb ne parlamentin kosovar. Pas takimit Gjuriç, deklaroi se deri më 15 shkurt do të pritet për themelimin e bashkësisë se komunave me shumicë serbe dhe me pas serbët do të veprojnë vete për themelimin e saj. Megjithatë, kryeministri Vuçiç tha se ishte ne pritje te nje përgjigjeje nga pala kosovare dhe ndërkombëtaret. Disa prej deputeteve te Listës Serbe jane rikthyer ne parlamentin e Kosovës pas nje bojkoti tre mujor per miratimin e ligjit te Trepçës, nje shenje përçarjeje brenda kësaj force ku ben pjese Lëvizja Socialiste dhe Partia Përparimtare serbe.

Recommended