Kapet autori i masakrës së Cërrikut Met Bozi - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Met Bozi, sot 58 vjeç. 19 vjet me pare, ai ishte kapo i bandës se Cërrikut, i akuzuari kryesor per vrasjen makabre te 6 gardisteve qe kishin hyre ne qytet me nje autoblindë. I arrestuar pikërisht per këto krime, Met Bozi arriti te fitoje lirinë ne vitin 2012, kur Gjykata e Apelit vendosi daljen e tij nga burgu, për shkak se mungonin provat e fajësisë. Por te enjten e 22 dhjetorit, gjithçka u kthye ne te kundërt nga Krimet e Renda.Pas rrëzimit te lirisë nga Gjykata e Larte, Shkalla e Pare e Krimeve te Renda e gjeti fajtor Met Bozin dhe e dënoi me burgim te përjetshëm. Me pas, ai u arrestua nga policia e Elbasanit. Bashke me Met Bozin u arrestua edhe Skender Cano, i dënuar me 13 vjet burg për vrasje te kryer ne bashkëpunim. Ngjarja e rende ndodhi ne 23 maj 1997 ne Cërrik. Nje pjese e trupave te gardës se republikës u urdhëruan te shkonin ne qytetin e vogël, ku kishte probleme me rendin. Sapo hynë ne qendër, gardistet u gjenden nen breshëritë e armeve, qe shkaktuan 6 te vrare e 16 te plagosur. Te mbijetuarit dhanë dëshmi tronditëse per Met Bozin dhe anëtare te tjerë te bandës, qe sipas tyre, urdhëruan edhe dhunimin e te vdekurve.
Recommended