KQZ: 53 këshilltarë s'kanë dorëzuar formularin nis verifikimi për Elvis Rroshin
  • 7 years ago
Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Janë 53 këshilltarë bashkiakë që nuk kanë bërë deklarimin brenda afatit ligjor, emrat e të cilëve do i përcillen KQZ për propozim për heqje mandati. Ndërkohë KQZ ka nisur verifikimi i të dhënave të formularit të vetëdeklarimit të kyrebashkiakut Elvis Rroshi.
Kjo u bë e ditur sot nga zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj përmes një deklarate për shtyp.
Drilona Hoxhaj: KQZ ka nisur procedurat për verifikimin e të dhënave për të gjithë subjektet vetëdeklaruese pranë zyrave të gjëndjes civile dhe gjyqësore sikundër e kërkon ligji.
Prokurori i përgjithshëm me shkresë të datës 10 maj 2016 i ka kërkuar KQZ që kjo e fundit të kryejë verfikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të kryetarit të bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi sepse ka rezultuar që nga të dhënat e paraqitura nga formulari nga subjekti deklaruar ka paqartësi dhe mungesë informacioni
Struktura e posaçme tashmë në zbatim të ligjit për dekriminalizimin ka nisur verifikimin e të dhënave në formularët e vetëdeklarimit ku përfshihet dhe verifikimi i të dhënave në formularin e zotit Elvis Rroshi
Cdo rezultat i verifikimit nga struktura e posaçme do i relatohet KQZ e cila ka kompetencën e vendimmarrjes në zbatim të dispozitave të ligjit për dekriminalizimin

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/kqz-53-keshilltare-skane-dorezuar-formuarlin-nis-verifikimi-per-elvis-rroshin/
Recommended