PD: LSI grabit njësoj si PS - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka shfrytëzuar kauzën e koncesionit te laboratorëve, per te bere te qarte se nuk ka aleance mes saj dhe LSI dhe partia e drejtuar nga Ilir Meta, ka po aq përgjegjësi sa dhe Partia Socialiste ne keqqeverisjen e vendit. Edhe pse te enjten PD votoi pro amendamentit te LSI kundër koncesionit te laboratorëve, partia me e madhe e opozitës e ka akuzuar Ilir Meten per propagande, pasi vendimin per koncesionin e merr qeveria, jo parlamenti dhe ministrat e tij mund ta rrezonin atje.?LSI dhe PS janë dy faqe të një monedhe, nuk kanë dallim nga njëra-tjetra, ndajnë bashkë atë që grabisin nga populli,? - thekson PD ne deklaratën per mediat. Por pavarësisht këtij sqarimi, opozita nëpërmjet Albana Vokshit ka theksuar se është kundër koncesionit te laboratorëve.?Partia Demokratike nuk e njeh, dhe do ta kthejë mbrapsht këtë koncesion, këtë vjedhje të re në shëndetësi, ashtu si edhe të tjerat që kanë bërë Edi Rama dhe Ilir Beqaj.?Vokshi ka shpjeguar se aktualisht qeveria shpenzon me pak se 1 milionë euro ne vit per laboratorët ne te gjithë vendin, ndërkohe qe koncesioni kap vlerën e 8 milionë eurove, 7 milionë euro më shumë nga taksat e qytetarëve që do shkojnë në xhepat e klientit të radhës.

Recommended