Report TV - Vlorë, nis rikonstruksioni i rrugës së ish-ushqimores, gangrenë prej vitesh

  • 7 years ago
Ndizet drita jeshile e investimeve në infrastrukturë në qytetin e Vlorës. Kryetari i bashkise Vlorë, Dritan Leli ka inspektuar punimet në një aks që prej vitesh ka qenë gangrene për banorët e Vlorës dhe jo vetëm.

Rreth 1 km rrugë, e kthyer në shqetësim për dhjetra biznese,banorë të lagjes,por edhe për një nga shkollat 9 vjecare të qytetit,tashmë në fazë rikonstruksioni.

Prej një muaj kane nisur punimet në këtë aks nga firma zbatuese B 93 shpk,ndërkohë që aktualisht ka përfunduar faza e pare e punimeve,ndërsa në muajin janar pritet të nisë loti i dytë i punimeve në këtë segment rrugor.

Bëhet fjalë për rrugën e ish ushqimores në Vlorë, e cila prej më shumë se 25 vitesh nuk ka njohur asnjë investim.

Recommended