Zgjidhen trajnerët e Shpresës & U-19 - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Alban Bushi dhe Erjon Bogdani janë prezantuar edhe zyrtarisht ne detyrat e reja te kombëtareve te moshave nga drejtori teknik i ekipeve kombëtare Paolo Tramezani. Bushi i cili kishte deri me sot rolin e menaxherit te ekipit A, zëvendëson Redi Jupin ne krye te ekipit Shpresa. Ndërkohe Erjon Bogdani pjese e stafit drejtues te kuqezinjve, merr vendin e Arjan Bellait, i cili u shkarkua nga detyra e trajnerit te kombëtares se 19-vjecareve. Aktualisht dy ekipet nuk kane aktivitete apo gara kualifikuese. Por keto poste ishin lëne vakant prej gati nje muaj duke i lëne pezull keto grupmosha. Gjate kësaj periudhe ishte Paolo Tramzeni i cili mbikëqyri fazën e seleksionimeve, si ne Shqipëri ashtu dhe ne Itali ne disa qytete.

Recommended