Ora News – Totozani: Qytetarët kanë humbur besimin tek drejtësia

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Problemet e shumta me sistemin e drejtësisë kanë bërë që qytetarët ta humbasin besimin tek drejtësia. Për këtë arsye përmes një marrëveshjeje Shoqëria Civile dhe Avokati i Popullit do të monitorojnë zbatimin e procesit të reformës së drejtësisë.
Korrupsioni, mungesa e transparencës por edhe moszbatimi i vendimeve gjyqësore kanë çuar në mungesën e besimit të qytetarëve tek drejtësia. Kështu është shprehur Avokati i Popullit Igli Totozani.
Totozani: Qytetarët vuajnë nga korrupsioni në drejtësi, nga tejzgjatja e proceseve, nga mungesa e transparencës, nga mos zbatimi i vendimeve gjyqësore dhe nga një sërë çështjesh të tjera.
Totozani tha se institucioni që ai drejton do të bashkëpunojë ngushtësisht me shoqërinë civile për të mbikëqyrur procesin e reformës në drejtësi.
Totozani: Do të punojmë ngushtësisht, gjatë periudhës së zbatimit të reformës, bashkë me shoqërinë civile, për të bërë monitorimin e zbatimit të saj, si dhe lobing të përbashkët për përmirësimin e legjislacionit, në mënyrë që reforma të sjellë dobitë e pritura nga qytetarët shqiptarë. Kjo nuk është reformë e një klase politike, kjo është reformë e qytetarëve dhe duhet të bëhet për ta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/totozani-qytetaret-kane-humbur-besimin-tek-drejtesia/

Recommended