Ora News – Shkodër, u digjet banesa, familja me 6 anëtarë pret dimrin në qiell të hapur

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një defekt elektrik shkrumboi thuajse plotësisht një banesë në fshatin Shtoj i Vjetër të Bashkisë Shkodër.
Flakët e zjarrit u shfaqen në një prej dhomave të banesës 1 katëshe të familjes Kuçaj, duke u përhapur më pas edhe ne dhomën tjetër.
Në momentin e zjarrit në banesë ka qenë vetëm nusja e shtëpisë me foshnjën 1 vjeçe dhe sapo ka konstatuar flakët, ajo ka dalë jashtë duke kërkuar ndihmën e fqinjëve.
Këto të fundit kanë lajmëruar zjarrfikësen dhe ndërhyn me mjete rrethanore për lokalizimin e flakëve.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar vetëm dëme të shumta materiale.
Kryefamiljari, Rexhep Kuçaj,i gjendur në vështirësi të mëdha ekonomike, apelon për ndihmë pasi sëbashku me 6 pjestarët e familjes kanë të vetmin burim të ardhurash ndihmën ekonomike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/u-digjet-banesa-familja-me-6-anetare-pret-dimrin-ne-qiell-te-hapur/

Recommended