Ora News – Shoferi i dehur i fut policit mes dokumenteve 2 000 lekë, arrestohet

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të korruptojë një punonjës policie. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në Tiranë ku është arrestuar shtetasi Gazmend Mcini, pranë Bulevardit ?Dëshmorë e Kombit? në afërsi të ish-Hotel Dajtit.
Patrulla e policisë i bëri të riut testin e alkoolit dhe e paralajmëroi për tërheqjen e patentës, por dokumentet që ia dha policisë kishte përfshirë brenda tyre edhe një shumë prej 2.000 Lekë
?Pas testit të alkoolit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore i është komunikuar se do i tërhiqet leja e drejtimit pasi është konstatuar nën ndikimin e alkoolit, në këto momente ky shtetas i ka bashkangjitur dokumenteve të tij dhe shumën monetare prej 2.000 Lekë, për t?i shpëtuar pezullimit të lejes së drejtimit?, sqaron policia.
Shërbimet e Policisë Rrugore menjëherë kanë bërë shoqërimin e shtetasit Gazmend Mcini, në ambjentet e Komisariatit për veprime të tejshme për ?mitdhënie?, si dhe kanë vazhduar procedurat administrative në lidhje me shkeljen e konstatuar, duke i tërhequr lejen e drejtimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shoferi-i-dehur-i-fut-policit-mes-dokumenteve-2-000-leke-arrestohet/

Recommended