Ora News – Grupi CDU/CSU do votojë kundër çeljes së negociatave

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Grupi i CDU/ CSU në Bundestagun gjerman do të votojnë kundër çeljes së negociatave mes Shqipërisë e BE-së.
Deputeti i Bundestagut Krichbaum ndodhet në një takim me median ku tha se Shqipëria nuk i ka plotësuar 5 prioritetet.
Krichbaum: Në raport-progresin e Komisionit Evropian propozon çeljen e negociatave të anëtarësimit pasi të jenë shënuar arritje të besueshme dhe të prekshme në reformën në drejtësi. Dua të paraqes ato fusha, të cilat aktualisht në këndvështrimin tonë janë ende pengesë për hapjen e negociatave të anëtarësimit, sepse në këndvështrimin tonë nuk janë plotësuar kushtet themelore në pesë reformat kyçe.
Reforma në drejtësi është miratuar vërtetë, por me vendimin e Gjykatës Kushtetuese janë pezulluar aspekte të kësaj reforme. Sikurse e dini, Gjykata Kushtetuese ndryshe mund të ishte e prekur nga kjo çështje, pret të marrë një opinion nga Komisioni i Venecias. Sot është ende e paqartë se kur mund hyjë në fuqi reforma në drejtësi apo se mund të ndryshohet. Deri tani nuk është përmbushur.
Së dyti lufta ndaj korrupsionit dhe së treti në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, pothuajse nuk ka pasur asnjë progres. Në këtë mënyrë nuk është përmbushur as këto prioritete kyç, pra numri dy dhe numri tre.
Me të drejtë, KE-ja në mënyrë të përsëritur ka tërhequr vëmendjen për reformën zgjedhore dhe për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, kushti katër dhe pesë. Në të dyja këto fusha, rezultatet janë të pamjaftueshme.
Në pikëpamjen e grupit parlamentar të jepet një rekomandim për çeljen e bisedimeve për anëtarësi.
Për këtë arsye, grupi parlamentar i CDU-s dhe CSU-së do t?i rekomandojë qeverisë federale që të mos miratojë çeljen e negociatave derisa të përmbushen ato pika të formuluara në dokumentin e paraqitur në 7 pritshmëritë. Këto nuk janë pritshmëri të tepruara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/integrimi-ne-be-deputeti-gjerman-nuk-jane-permbushur-5-prioritetet/

Recommended