Report TV - Roli i komunitetit shqiptar në Itali Cutillo:Emigrantët, histori suksesi

  • 8 years ago
Italia Lavoro dhe agjenci e Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Tiranë, organizuan një takim kushtuar komunitetit shqiptar me banim në Itali.

Në këtë aktivitet, pjesë e Samitit të parë të Diasporës shqiptare, morën pjesë Ambasadori i Italisë Alberto Cutillo, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Odeta Barbullushi, përfaqësues të Ministrisë të Punës dhe Politikave Sociale të Italisë dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë, përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit dhe Zyrës së Bashkëpunimit Italian, si dhe përfaqësues të komuniteteve më të rëndësishme shqiptare në Itali.

Recommended