Ora News – Çmimet "Vangjush Gambeta", Unioni i Gazetarëve vlerëson kronikat dhe shkrimet ekonomike

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të shtatin vit radhazi Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë ndau çmimet e karrierës, ?Vangjush Gambeta?, të cilat adresohen kryesisht në fushën e ekonomisë dhe shkrimeve investigative. Ahmet Shqarri u vlerësua me çmimin e karrierës, ndërsa motivacioni iu lexua nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili shfrytëzoi takimin për të zbuluar dhe një pasion të hershëm të tij.
Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, për të 7 vit radhazi ndau çmimet e karrierës ?Vangjush Gambeta?.
Aleksandër Çipa: Në edicionin e shtatë të vitit të sivjetshëm ne përsëri vazhdojmë të ndjekim traditën e vlerësimit të figurave më të njohura ndër dekada në komunitetin e gazetarëve shqiptarë. Çmimi ?Karriera? është një nga çmimet që po shënon prakitikisht një lloj biografie të hiearkisë së vlerave dhe përfaqësimit profesional në gazetarinë shqiptare.
Çmimi i karrierës iu dha gazetarit Ahmet Shqarri, ndërsa i përzgjedhur për ti dorëzuar motivacionin ishte kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Ahmet Shqarri: Desha të falenderoj të gjithë ata që ma dhanë të drejtën të bëhem fitues i këtij çmimi, organizatorët, Unionin e Gazetarëve.
Para gazetarëve, Meta zbuloi dhe një pasion të hershëm të tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/unioni-i-gazetareve-vlereson-kronikat-dhe-shkrimet-ekonomike/

Recommended