Ora News – Zhduket prej dy ditësh 21 vjeçarja në Fier

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një nënë në Fier denoncon zhdukjen e vajzës së saj 21 vjeçare prej dy ditësh. Lindita Maloku thotë se vajza e saj Elmira Maloku, e divorcuar dhe me një fëmijë të vogël, është zhdukur pa asnjë gjurmë. 50 vjeçarja apelon që kushdo që ka dijeni të njoftojë në polici, ku thotë se ka denoncuar zhdukjen e së bijës.
Lindita Maloku: ?Ka qënë me urdhër mbrojtjeje, ka dhe një djalë që në shkurt i bën dy vjeç. Aktualisht djalin e ka lënë të bashkëshorti për shkak të kushteve që ne nuk i kemi.Pikë së pari po i ofrohem televizionit tuaj që ndokush që e njeh në foto që mundet të shfaqet atëherë të lajmërojë. Nga instancat e policisë së Fierit atë mund ta kenë trafikuar?.
21 vjecarja Elmira Maloku pas divorcit, prej disa muajsh jetonte me nënën e saj në një ambient aspak të përshtatshëm, ku si banesë shërben një godinë gjysmë e shembur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zhduket-prej-dy-ditesh-21-vjecarja-ne-fier/

Recommended