Donald Trump, kush është “CEO” i ri i Amerikës? - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga kandidati më i pazakontë që konkurronte për Shtëpinë e Bardhë, në presidentin e ardhshëm të vendit. Askush nuk do ta kishte besuar se 70-vjecari Donald Trump, një multimiliarder dhe ish-yll i një reality show televiziv do të ngjitej në krye të vendit, pa mbajtur më parë asnjë post publik dhe pa shërbyer në ushtrinë amerikane. Trump, një rishtar në politikë, nuk u mor seriozisht kur qershorin e shkuar shpalli kandidaturën për president.I lindur në Queens, të Nju Jorkut Trump u rrit në një familje të pasur dhe i ati që merrej me pronat e patundshme, pati një ndikim të madh. Trump mbaroi studimet për ekonomik në vitin 1968 dhe gjatë karrierës u etiketua si biznesmen i suksesshëm, me drejtimin e organizatës Trump, ndërtimin e gratacelave, hoteleve luksoze, kazinove, apo fushave të golfit. Por ai pati edhe dështime, kazino që falimentuan dhe një rënie të pasurisë së tij pas krizës në pronat e patundshme.Ne jetën personale Trump numëron tre martesa, dy divorce dhe 5 fëmijë që kanë pasur rol të rëndësishëm në fushatë. Ndonëse një figurë kontroverse që rrezikoi të mos merrte as mbështetjen e republikaneve, ai la në hije 16 kandidatë republikane dhe ishte emri që doli nga konventa e tyre.

Recommended