Ora News - Studimi i ISHP: Rritje 2-fish i numrit të perdoruesve të drogës

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ritet frikshëm numri i përdoruesve të drogërave në vend.Më i përhapur ky fenomen konstatohet te adoleshentët të cilët tashmë i përdorin substancat narkotike në çdo vend. Socilogët fajësojnë për këtë gjendje diskutimin e gjerë në media për hashashin.
Adoleshentët kanë filluar të eksperimentojnë 2-fish më shumë se 4 vite me parë me drogërat. Grupmoshat 15-16 vjeç tashmë nuk përpiqen të fshihen në skutat më të errta për të konsumuar substanca ilegale, lehtësisht i sheh ata në qëndër të Tiranës duke përdorur këto substanca të ndaluara.
Një studimi i fundit i ISHP, evidenton rritje gati me 50% të miturve që përdorin substanca psiko-aktive ilegale. Përdoruesit e kanabisit janë rritur me 2.2% ndërsa në anketa adoleshentët e klasave të nënta dhe të dhjeta tregon se kanë konsumuar edhe marjuanë 5 deri në 6 herë muajin e fundit.


Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/studimi-i-ishp-rritje-2-fish-i-numrit-te-perdoruesve-te-droges/

Recommended