Ora News – Korçë, përplaset furgoni, humb jetën polici i burgut të Drenovës, 4 plagosen

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një efektiv i burgu të Drenovës ka humbur jetën në një aksident automobilistik dhe katër të tjerë mbetën të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Plasë dhe sipas burimeve policore bëhet e ditur se furgoni me të cilin policët po udhëtonin u përplas me një autoveturë.
Sipas informacioneve efektivët e burgut ishin duke udhëtuar me një furgon pasagjerësh dhe ishin duke u kthyer nga një ceremoni mortore.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Korçës, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Katër shtetasit e dëmtuar: L.K ; N.O; I.G; A.B
Viktima: Fatmir Islami.
Informacion paraprak: Më datë 19.10.2016 jemi njoftuar se në rrugën nacionale Korçë ? Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, ka ndodhur një aksident automobilistik.
Ku janë përplasur dy mjete përkatësisht me targa AA 251 EP veturë dhe mjeti tip furgon me targa AA 519 EX.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aksidentohet-furgoni-plagosen-6-police-te-burgut-te-drenoves-2-rende/

Recommended