Report TV - Korçë,24-vjeçarja përplas këmbësorin në mes të qytetit,në gjendje të rëndë

  • 8 years ago
Një këmbësor është përplasur nga një 24-vjeçare e cila ka qenë duke ecur me mjetin e saj në një nga rrugët e qytetit të Korçës.

Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 9 të qytetit, kur E.Fezollari 24-vjeçare me automjetin e saj ?Citroen? me targa AA 668 AT ka përplasur këmbësorin Todi Pia 90-vjeç duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Menjëherë pas ngjarjes këmbësori është dërguar në spital, aty ku po merr ndihmën mjekësore por është në gjendje të rëndë për jetën.

Recommended