Report TV - Zhbllokohet nisma e LSI për koncesionet, votohet në 27 tetor

  • 8 years ago
Një nga projektligjet më të rëndësishme të propozuara nga partia e dytë e koalicionit qeverisës në këtë mandat, ?Për koncesionet?, do të dalë më në fund nga sirtarët dhe pritet të votohet në kuvend të enjten e ardhshme.

Përmes kësaj nisme, LSI kërkon që të gjitha koncesionet të miratohen nga parlamenti, duke rritur kështu kontrollueshmërinë ndaj qeverisë.

Një grup deputetësh të LSI, propozuan në 16 shkurt 2016 projektligjin ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 3/2013 ?Për koncesionet dhe partneritetin publik privat?, të ndryshuar?.

Recommended