Report TV - Fusha e dëmtuar, “Loro Boriçi” mbyll dyert deri në muajin Nëntor

  • 8 years ago
Vetëm dy ndeshje, kaq arriti të luante në stadiumin e rikonstrukuar ?Loro Boriçi? skuadra e Vllaznisë. Skuadra veriore do të rikthehet sërish në ?Reshit Rusi? ku për rreth një muaj do të luajë të gjitha ndeshjet si pritëse, pasi tapeti i gjelbër i stadiumit do të rikonstruktohet për shkak të dëmtimeve të mëdha që pësoi gjatë dy muajve të fundit.

Gjatë javëve të fundit, gjendja e terrenit në ?Loro Boriçi? u rëndua shumë dhe firma që punoi me mbjelljen e barit gjatë rikonstruksionit, do të ndërhyjë sërish me disa modifikime për ta rikthyer katërkëndëshin në gjendje sa më optimale.

Recommended