Report TV - Shkopet, bie në greminë makina, shpëtojnë dy të rinjtë

  • 7 years ago
Dy të rinj të cilët po udhëtonin me mjetin e tyre tip Ford kanë dalë nga rruga në Shkopet në aksin nacional Burrel ? Tiranë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 në afërsi të tunelit të Shkopetit, ku dy të rinjtë Sali Fiku 22 vjeç dhe Ymer Keta 27 vjeç kanë përfunduar 15 metra në humnerë.

Kanë qenë kalimtarë të rastit të cilët kanë dhënë ndihmën e parë, duke transportuar të rinjtë drejt spitalit të Lezhës, ndërsa kanë njoftuar policinë.

Është dashur një karrotrec për të nxjerrë mjetin nga gremina. Policia tha se paraprakisht dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e një manovrimi të gabuar të drejtuesit të mjetit, pasi rruga ka patur edhe lagështirë. Të rinjtë pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Lezhës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Recommended