Report TV - Durrës, rinis puna në port, vihet në punë një nga vinçat e autoritetit portal

  • 8 years ago
Pas një pezullimi tre ditor si pasojë e mos funksionimit të dy vinçave, ka nisur puna në terminalin e kontenierëve në portin e Durrësit.

Ndonëse një detyrim ligjor i vetë konçensionarit për të ofruar shërbim 24 orë, Autoriteti Portual reagoi duke vënë në funksion njërin prej vinçave i cili do të shërbejë për shkarkimin e anijeve tregtarë, të cilat presin në radhë për të kryer procedurat.

Falë ndërhyrjes dhe punës së përbashkët u mundësua vënia në punë e njërit prej vinçave në mënyrë manuale.

Recommended