Report TV - Dita e të moshuarve, Klosi flet nga Shkodra: Do të rrisim pensionet

  • 8 years ago
Në ditën e të moshuarve, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë është ndalur në ??Shtëpinë e të Moshuarve?? në Shkodër, nga ku u zotua për më shumë përkujdesje për moshën e tretë. Ministri Klosi deklaroi se qeveria do të rrisë pensionet përmes indeksimit, si shenjë e përkujdesjes ndaj kësaj kategorie.

Në mënyrë simbolike ministri Klosi vuri tullën e parë të rikonstruksionit të ??Shtëpisë së të Moshuarve Shkodër??, investim i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, me vlerë 250 milion lekë. Rikonstruksioni I kësaj qendre pritet që të përfundojë brenda këtij viti.

Ministri Klosi qëndroi për disa kohë me të moshuarit e kësaj qëndre për të cilët ishte përgatitur edhe një drekë. Madje ministri luajti edhe shah me disa pre të moshuarve.

Një Tetori shënon Ditën Botërore të Moshuarve, shpallur më 14 dhjetor 1990 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.Është dita e respektit global për të moshuarit.

Recommended