Report TV - Gjermania do 46 mijë punonjës të kualifikuar, ja si mund të aplikoni

  • 8 years ago
Gjermania dhe kompanitë e saj kanë të hapura 46.608 vende pune për të cilat mund të aplikojnë qytetarë nga vendet e Ballkanit, duke përfshirë Shqipërinë.

Mjekë, infermierë, inxhinierë të të gjitha kategorive, teknikë kompjuterash, zanatçinj, si hidraulikë, elektricistë, muratorë, mekanikë makinash, gomistë janë vetëm disa nga profesionet për të cilat mund të aplikohet nëpërmjet portalit on-line ?Make it to Germany?.

Kjo faqe në internet është çelur në bashkëpunim nga ministria e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale si dhe nga Agjencia gjermane e Punësimit.

Recommended