Report TV - Aksident në Fushë Krujë, përplasen 2 makina, 2 të plagosur, njëri rëndë

  • 8 years ago
Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident në aksin rrugor Fushë- Krujë- Rinas.

Makinat e përfshira në aksident janë, një Volksëagen me targa AA 423 LB me drejtues Lulëzim Lokën 30-vjeç, ndërsa tjetra 'Sharon' AA 089 NC me drejtues Besmir Kasmin.

Dy makinat janë përplasur te Ura e Gjolës, njëra ka përfunduar në kanal nga përplasja e fortë, ndërsa tjetra mbi bordurat mbrojtëse të rrugës.

Në gjendje të rëndë sipas mjekëve është Besmir Kasmi, ndërsa gjendja e të plagosurit tjetër është më e mirë.

Recommended