Report TV - Kunati i 35-vjeçares: Pritëm 25-minuta të hapej urgjenca

  • 8 years ago
Kunati i 35-vjeçares që ndërroi jetë në maternitetin "Koço Gliozheni" akuzon mjekët e spitalit për neglizhencë. Në një intervistë për Report Tv, ai thotë se komplikacionet e saj nisën mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30. Sipas tij, ata kanë pritur për rreth 25 minuta të hapej urgjenca për t'i dhënë ndihmën e parë, por gjithçka ka shkuar në mënyrë tragjike, jo vetëm duke humbur foshnjën, por edhe gruan 35-vjeçare. Mjeku kirurg, thotë ai, ka ardhur me dy orë vonesë, dhe kjo vonesë në ndërhyrje, i kushtoi jetën nënës së re.

Recommended