Report TV - PD: Në Dibër pati blerje votash, lufta me kartelin e drogës sapo ka nisur

  • 8 years ago
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi në një dalje për mediat, një ditë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave në Dibër, ka thënë se në çdo Qendër Votimi në Dibër janë blerë votat por ka shtuar se. Lufta me kartelin e drogës atje sapo ka nisur.

Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi ka shtuar se për këtë ka mjaft fakte të publikuara në media ndërkohë që ka theksuar se Partia Demokratike po përgatit raportin e plotë e të detajuar të rasteve te evidentuara.

Ai i ka bërë thirrje thirrje prokurorisë që të lëvizë, të hetojë e të marrë në përgjegjësi penale, për rastet e njohura deri tani, të bëra publike në media dhe nga qytetarët.

Recommended