Report TV - Protesta, maturantët qëllojnë me bojë Kryeministrinë

  • 8 years ago
Maturantët kanë protestuar sërish sot përpara Kryeministrisë lidhur me kaosin e shkaktuar në universitete, por ajo çka ka rënë në sy ishte fakti se numri i maturantëve që kanë marrë pjesë në këtë protestë ka qenë shumë i ulët.

Maturantët kanë hedhur ngjyrues në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Maturantët kërkojnë ndryshim të sistemit të pranimeve, pasi një pjesë e mirë e tyre nuk kanë fituar asnjë degë raundin e parë të shpalljes së pranimeve.

Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit që ti pranonte në takimin që ai kishte me maturantët ekselentë në mënyrë që edhe këta që nuk kanë fituar të dëgjoheshin prej tij.

"Kryeministri të mos takohet vetëm me ata maturantë që kanë fituar, por të na pranoje në takim. Ne jemi ndëshkuar nga ky sistem, prindërit tanë kanë investuar për ne dhe s?fitojmë dot universitetin për arsye të reformës?, thanë maturantët.

Kjo është protesta e tretë që maturantët kanë zhvilluar. Dy protestat e mëparshme janë zhvilluar përballë kryeministrisë dhe përballë parlamentit.

Maturantët kërkojnë që në raundin e dytë të bëhen ndryshime në kriteret e pranimit në universitet. Po ashtu, ata fajësojnë Ministrinë e Arsimit që i publikoi kriteret e pranimit dhe udhëzimet e maturës me vonesë.

Maturantët kërkojnë ndryshimin e formulës së llogaritjes së degëve për në universitete, pas ezaurimit të fazës së parë, ku maturantë me mesatare të lartë, nuk fituan asnjë degë.

Recommended