Ora News – Në Kurbin, gjendet e djegur makina e autorëve të vrasjes së Saimir Jakut

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Njëzet e katër orë pas vrasjes së zyrtarit të OSHEE-së, Saimir Jaku policia thotë se ka gjetur të djegur makinën që dyshohet se e kanë përdorur autorët në Vinjoll të Kurbinit.
Sipas uniformave blu mjeti tip Benz është gjetur i djegur mbrëmjen e së premtes, 9 shtator, në fshatin Vinjollë të Kurbinit zonë kjo e thellë.
Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin në këtë zonë të largët pasi janë ndjekur nga policia.
Vijojne kerkimet- Në zonë janë forca të shumta policie të cilet po ushtrojnë kontrolle, pasi autorët dyshohet se janë të fshehur në malin përreth. Gjithashti në ndihmë të policisë së qarkut të Lezhës dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës ka ardhur dhe një helikopter i Ministrisë së Brendëshme i cili po ushtron kontrolle në zonë nga ajri. Pavarësisht
se operacioni vijon që prej mesdites të së premtes ende nuk është rënë në gjurmet e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.

?Nga veprimet e shpejta hetimore është bërë e mundur identifikimi i mjetit që dyshohet se kanë lëvizur autorët, tip Benz , i cili është lokalizuar duke u larguar në drejtim të fshatit Gallatë në Kurbin dhe po ndiqet nga policia? informoi dje policia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/826993/

Recommended