Ora News – Fier, bashkia rikonstrukton 17 shkolla, gati për vitin e ri shkollor
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

17 shkolla të rikonstruktuara me fonde të Bashkisë së Fierit do të presin qindra nxënës në ditën e parë të shkollës që nis të martën. Mësuesit dhe prindërit e nxënësve thonë se kushtet në shkollat që iu nënshtruan rikonstruksionit kanë qenë të papërshtatshme, ndaj ndërhyrja ishte mëse e domosdoshme.
17 godina shkollash të rikonstruktuara me fonde të Bashkisë së Fierit do të jenë gati për nxënësit e qytetit myzeqar të martën e 13 shtatorit, kur nis viti i ri shkollor.
Shkollat nentëvjeçare ?Kristo Vide? Vajkan dhe Halit Gremi? Mbrostar, janë dy godinat e fundit gati për të pritur rreth 400 nxënës.
Prindërit e nxënësve, vlerësojnë ndërhyrjen në shkolla, duke e cilësuar të domosdoshme.
Mësuesit pohojnë se më herët kushtet ku zhvillonin mësimin të vegjlit kanë qenë minimaliste.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-rikonstrukton-17-shkolla-gati-per-vitin-e-ri-shkollor/
Recommended