Ora News - Efektivi i FNSH qëllon kolegët e komisariatit Fier në gjendje të dehur

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier ka rënë në pranga pasi në gjendje të dehur ka qëlluar ndaj kolegëve të Drejtorisë Vendore Fier.

Policia bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Maliq Shehaj, punonjës policie në Komisariatin e FNS-së Fier, në gjendje të dehur me 0.49 Mg/l, për veprën penale të "Vrasjes së mbetur në tentativë".

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:45, tek rreth rrotullimi i parkut Fier, ku Shehaj është përleshur me dy persona për motive të dobëta.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/efektivi-i-fnsh-qellon-me-arme-ndaj-nje-automjeti-ne-levizje/

Recommended