Fluks në qendrat shëndetësore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fluksi i pushuesve qe kane marre ndihme mjekësore ne ne qendrat shëndetësore te zonave malore, ka qene mjaft i larte. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka vizituar zonën e Valbonës, ku ka theksuar se shërbimi ka qene ne nivelin maksimal.?Diçka më shumë se në 8 javë në këtë Qendër Shëndetësore kanë marrë shërbim shëndetësor 1275 persona, çka do të thotë se mysafirët që po i bashkohen çdo vit e më tepër Valbonës, po shijojnë bukuritë që Zoti i ka falur kësaj zone, por edhe falë investimeve të bëra në infrastrukturë, kjo zonë sot është shumë më tepër e vizitueshme?.Nga ana tjetër, Ministri i Shëndetësisë u shpreh se edhe strukturat e ngritura posaçërisht nga ministria e Shëndetësisë për ofrimin e shërbimit të kujdesit kanë kontribuuar në mbarëvajtjen e sezonit turistik.?Raportohet se rreth 18% e vizitave të realizuara deri më sot që nga koha e fillimit të punës së kësaj qendreje shëndetësore në 15 qershor, janë pushues të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë pikën turistike malore të Valbonës?.Mjekët e kësaj qendreje shëndetësore kanë pohuar se problematikat më të shpeshta të hasura tek pacientët, kanë qenë për shkak të ndryshimit të kushteve klimaterike.

Recommended