Report TV - "Dibra", PD: Rama kërcënon gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor që të shtyjnë datën
  • 8 years ago
Partia Demokratika akuzon kryeministrin Edi Rama se ka kërcënuar gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor, me qëllim shtyrjen e datës së zgjedhjeve në Bashkinë e Dibrës.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, u shpreh gjatë një konference për shtyp se Rama përdori Alekt Hysenin, i emëruar në krye të Drejtorisë Parandalimit të Pastrimit të Parave. Sipas tij, Hyseni u ka thënë gjyqtarëve se nëse nuk shtyjnë datën e zgjedhjeve, do përballen me procesin e vettingut.
Recommended