Vale grabitjesh gjate nates - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një bankë e nivelit të dytë në zonën e ish-bllokut në Tiranë është vjedhur gjatë natës të së dielës duke u gdhirë e hëna. Persona të paidentifikuar kanë mundur të çajnë murin i cili ndodhet në bodrumin e pallatit ku ndodhet banka, duke marrë rreth 20 milione leke. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje dhe përse është reaguar me kaq vonesë, nga uniformat blu. Ndërkohë u morrën në pyetje të gjithë punonjësit e bankës dhe rojet e sigurisë për të hedhur më shumë dritë për rrethanat e ngjarjes. Gjithashtu, ekspertët e krimeve të rënda theksojnë se gjatë grabitjes nuk kanë qenë në funksion kamerat e brendshme të sigurisë, duke e pasur të vështirë të identifikohen personat që kryen vjedhjen. Vetëm pak minuta pasi u raportua për një vjedhje në zonën e ish-bllokut në kryeqytet, dy persona kanë grabitur me dhunë një pikë gazi në Fushë Prezë. Ngjarja ndodhi në rrugën dytësore, tek një karburant, ku persona ende të paidentifkuar kanë vjedhur me dhunë kasafortën me një vlerë rreth 600 mije leke. Autorët kanë thyer kamerat e sigurisë dhe janë larguar me një mjet i cili dyshohet të jetë me ngjyrë të zezë.Vetëm pak kilometra me tej, një pikë këmbimi valutor u vodh në Fushë Krujë. Persona ende të paidentifikuar sipas policisë, me një mjet tip Benz pa targa, morën një sasi parash në një exchange. Mësohet se kasaforta e kësaj pike nuk është prekur, teksa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave që kryen grabitjen.

Recommended