Tragjedi në Maqedoni, rrufetë godasin Shkupin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një bilanc tragjik është shënuar nga shirat e rrëmbyeshëm, përmbytjet dhe rrufetë gjate natës në Shkup, me të paktën 20 viktima, 10 prej te cilëve shqiptare dhe 6 persona të zhdukur mes të cilëve dhe fëmijë. Numri i personave qe kane humbur jetën mund të jetë edhe më i madh. Raportime nga mediat lokale flasin per rreth 30 viktima, por këto informacione janë të pakonfirmuara. Lagjet më të goditura nga vështrimi i ujërave janë Haracina, Hasanbegu dhe Stajkovci, ku përmbytjet kanë shkatërruar rrugë, urat kane rene nga rrëshqitjet e tokës, ndërsa qindra makina jane shkatërruar, duke përfunduar njëra mbi tjetrën si dhe nën ujë. Shkak për këtë bilanc tragjik krahas shiut te rrëmbyeshëm, i cili ka rene me dendësinë 93 mililitra shi per metër katrore, janë bërë dhe infrastruktura e dobët dhe bllokimi i kanalizimeve. Këto të fundit kanë patur efektin e një dige të rrëzuar, me ujërat qe fshinë çdo gje qe kane patur përpara. Grupe të evakuimit kanë dërguar të paktën 65 banorë të Haracinës dhe Hasanbegut në spitale, 15 prej të cilëve kishin ndërruar jetë, ndërsa të tjerët po marrin ndihmën mjekësore.

Recommended