Report TV - "Rio 2016", PD: Përfaqësim i turpshëm i Shqipërisë, akuza Ramës

  • 8 years ago
"Përfaqësimi i Shqipërisë në aktivitetin ndërkombëtar më të rëndësishëm sportiv siç janë Lojërat Olimpike në Brazil, është një goditje për imazhin tonë dhe një shprehje e rrënimit të çdo standardi në këto 3 vite". Kështu u shpreh anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, ish-atletja Klodiana Shala, gjatë një dalje për mediat.

"Atletja jonë pa kostum kombëtar, një rast i paprecedentë në histori, sherri i pjesëtarëve të ekipit gjatë paradës në sytë e mbarë botës, dhe numri më i ulët në rajon e më gjerë i garuesve që Shqipëria ka atje, janë dëshmi e pastër e shkatërrimit të sportit, e shpartallimit të këtij sektori jetik në çdo drejtim", tha ajo.

Shala akuzoi kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor për këtë gjendje të mjeruar e për këtë përfaqësim mjeran në qendrën e botës këto ditë, në Rio.

Recommended