Partizani jashte Champions League - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk ka Champions League per Partizanin kete sezon por vetem play-off te UEFA Europa League. Skuadra e Sormanit ka rezistuar gjate pa pesuar ne Salzburg por nuk arriti te rrezikoje porten e austriakeve dhe po nuk shenove do te pesosh thote nje rregull i pashkruar i futbollit. Eksperienca e individualiteteve te Salzburgut goditi demat e kuq nga Tirana ne minuten e 75 me ane te sorianos. Wanderson i vuri vulen rezultatit ne minuten e '81 dhe Salzburgu shkon per te 8-in vit rresht ne playoff-in e Champions League. Por Partizani nuk eshte vetem ne playoff-in e UEFA Europa League. Se bashku me te do te jene edhe emra te medhenj qe jemi mesuar rendom ti shohim ne fazen e grupeve te Uefa Champions League. Shahktar Donjeck eshte mundur 2-0 ne Berne nga Young Boys vendas me dy gola te Juja Kubo brenda 5 minutave ne pjesen e dyte duke barazuar keshtu rezultatin e ndeshjes se pare. U deshen penalltite dhe ukrainasit humben dy me Fred dhe Rakitskin ndersa zviceranet vetem nje me shqiptarin Hadergjonaj. Nje emer tjeter I madh eshte Olimpiakos qe u mund 1-0 ne Izrael nga Hapoel Beer SHeva. Te dyja ndeshjet i vendosi nje gol i vetem i shenuar ne miunuten e 79-te nga Tzedek per vendasit. Edhe Anderlehti mjaftohet me playoff-in e Uefa Europa League. Megjithe rezultatin pozitiv te ndeshjes se pare ne Rusi 2-2 ndaj Rostovit, ne ndeshjen e kthimit belget u munden ne shtepi nga ruset. Noboa ne minuten e 28 dhe Azmoun ne te 47 kaluan ne playoff-in e Champions nenkampionet ruse. Edhe Fenerbahce nuk ka mundur te shfrytezoje fitoren 2-1 ne Stamboll te nje jave me pare. Monako ka fituar ndeshjen e kthimit 3-1 dhe vazhdon me tej. Dy here Germain dhe nje here Falkao me penallti zhvleftesuan edhe golin e Emenikes duke e rrezuar nenkampionen e Turqise ne Uefa Europa League. Ajaksi i Amsterdamit ka fituar ne Selanik kunder Paokut vendas ndeshjen e kthimit 1-2 megjithese ndeshja e pare ne Amsterdam mbyllej ne barazim 1-1. Edhe pse u ndodhen ne disavantazh qe ne minuten e 4-te pas golit te Anastathiadhis, hollandezet barazuan me Klaasen dhe shenuan golin e fitores dhe te kualifikimit dy minuta para fundit me te njejtin lojtar. Edhe Selltiku me mjaft mundim ka arritur te kualifikohet me ane te dy penalltive te shnderruara ne gol nderkohe qe Astana per 90 minuta rezistoi ne barazim 1-1. Shorti hidhet te premten ne Nion dhe skuadrat do te mesojne kundershtaret e tyre te fundit perpara fazes se grupeve ne te dy kompeticionet.