Makina shtyp nënën e dy fëmijëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është momenti fatal kur makina godet per vdekje një grua, ndërkohë që si pasojë e përplasjes, u plagosën dy fëmijët e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ?Jordan Misja? përballë Arkivës së Shtetit kur të tre, nëna me fëmijët, po tentonin të kalonin rrugën nga njëri krah në tjetrin. Ata u përplasën nga një makinë tip ?benz?, drejtuesi i së cilës u largua nga vendngjarja. Edhe pse u transportua në spital, nëna e identifikuar si Dhurata Prifti, nuk i mbijetoi plagëve, ndërsa dy fëmijët e saj janë jashtë rrezikut për jetën. Pak ore pas ngjarjes se rende, policia arriti te ndaloje drejtuesin e mjetit, qe shkaktoi aksidentin. Ky është 20-vjeçari Andrea Memollari, i cili menjëherë pasi përplasi gruan, u largua nga vendngjarja, per t?i shpëtuar forcave te policisë. Mësohet se i riu ka qene nje here i dënuar per korrupsion, pasi ka tentuar t?i jape para policit qe e ndaloi për shkelje te rregullave te qarkullimit. Viktima Dhurata Prifti, ka qene nenkampione e Shqipërisë ne qitje me ekipin e Studentit.

Recommended