Report TV - Austrian Airlines anulon fluturimin drejt Tiranës, shkak moti i ke
  • 8 years ago
Avioni i linjës Austiran Airlines që duhet të mbërrinte mbrëmjen e së martës në Rinas në orën 23.50 ka anulluar fluturimin, ndërkohë që udhëtarët janë ankuar se nuk kanë marrë asnjë shpjegim nga kjo kompani.

Një prej udhëtarëve ka thënë për Report TV se janë lënë të kalojnë natën në aeroport pa marrë asnjë lloj akomodimi, siç parashikon ligji. Sipas tij, kontaktimi i degës shqiptare të Austiran Airlines ka qenë i pamundur për orë të tëra pas anulimit të fluturimit.

E kontaktuar nga Report TV, Austrian Airlines ka pranuar anulimin e udhëtimit drejt Tiranës, por ka theksuar se udhëtarëve u është ofruar mundësia e udhëtimit me fluturimet e mëpasshme të kompanisë.

Nga ana e vet, Tirana International Airport ka theksur se është në dijeni të anulimit të fluturimit nga Austria drejt Shqipërisë.

Në një reagim zyrtar TIA thotë se për shkak të motit të keq janë anuluar rreth 30 fluturime të Austrian Airlines dhe se situata u normalizua hjatë ditës së mërkurë.
Recommended