Ora News – Rama: Vettingu nuk preket, çuditem me PD-në pse nuk thotë PO

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mazhoranca ka dhënë sinjale të forta se do të pranojë propozimin e SHBA-së për reformën në drejtësi, edhe pse përmbajtja e plotë e formulës nuk është zbardhur ende zyrtarisht.
Kryeministri Edi Rama zbuloi bazën e formulës që solli me vete ndihmës sekretarja amerikane shtetit Victoria Nuland, duke dhënë gjithashtu garancinë se projekti I ndërkombëtarëve do mbështetet me votë nga shumica,
Rama: Thelbi është jo se kush do mbushë me ujë shishet por sa i pastër do jetë burimi prej nga vjen uji. Pra si do të garantojmë që filtri i kandidaturave që pastaj i shkojnë Parlamentit të jetë i sigurt. Nëse filtri është i sigurt, për ne nuk ka asnjë problem tjetër.
I pyetur nga Ora News nëse propozimi i SHBA parashikon një zbehje të rolit të ndërkombëtarëve ne procesin e filtrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kryeministri dha këtë përgjigje.
Rama: Partia Socialiste dhe shumica qeverisëse do të votojnë një reformë që ka mbështetjen e plotë të SHBA dhe BE. Formula e propozuar akomodon plotësisht një kërkesë të përsëritur dhe stërpërsëritur pa pushim të PD. Dhe unë po habitem pse PD nuk po thotë PO e lumtur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-konfirmon-propozimi-akomodon-kerkesen-e-pd-pse-nuk-thote-po-e-lumtur/

Recommended