PD me formulë të re për rekomandimin 88, Basha: Prej 17 ditësh Rama refuzon rrugëzgjidhjen

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reforma në drejtësi ka marrë një tjetër rrugë, pasi PD ka propozuar një tjetër formulë për rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias.
Burime për Ora News bëjnë të ditur se sipas formulës së re PD kërkon komision Ad Hoc me 12 anëtarë. 6 nga opozita 6 nga mazhoranca. Secili deputet në mënyrë elektronike zgjedh nga 1 gjyqtar të përzgjedhur më parë nga Komisionet përkatëse. Dhe lista me 12 anëtarë hidhet si liste e tërë në parlament për votim. Kandidatet kalojne në parlament me 2/3.
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, Basha bëri të ditur këtë propozim që sipas tij, mazhorancës ja ka bërë të ditur që prej 24 qershorit, por që e ka refuzuar.
Basha: Mbledhja e grupit të PD rikonfirmoi qëndrimin tonë dhe vendosi të bëjë publike faktin se opozita prej 17 ditësh, prej 24 qershorit i ka ofruar mazhorancës përmes një formule në përputhje të plotë me rekoamndimin 88, kompromisin për të miratuar reformën në drejtësi. Deri më sot nuk e kemi bërë publike këtë fakt me shpresën se pala tjetër do të negocionte dhe do të gjente një zgjidhje. Prej 17 ditësh, PS refuzon negociatat dhe argumentetet se pspe kjo zgjidhje është e papranueshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-mbledh-aleatet-ne-takim-edhe-kreu-i-pdk-nard-ndoka/

Recommended