Grabitja në Rinas, gjendet një paruke - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur kanë kaluar 3 ditë nga grabitja spektakolare e rreth 1 milion eurove ne Aeroportin e Rinasit, ende policia nuk ka asnjë të pistë për vendndodhjen e autorëve dhe gjetjen e parave. Mëngjesin e kësaj të diele, ekspertët e kriminalistikës të laboratorit shkencor, gjetën një paruke afro 200 metra larg vendit ku u gjet automjeti i djegur në zonën e Fushë-Prezës. Më herët u gjetën edhe disa sende e objekte të tjera, të cilat janë dërguar për ekzaminim, në mënyrë që pas ekspertizës këto objekte të shfrytëzohen për zbardhjen e identitetit të personave që mund t?i kenë përdorur në grabitje. Burime konfidenciale nga Policia e Shtetit, pohojnë se, brenda parukës u gjetën fije flokësh, të cilat u sekuestruan për nxjerrjen e ADN-s për njërin prej autorëve. Grabitja e shumës së parave, të cilat i përkisnin një banke të nivelit të dytë që operon në Shqipëri, ndodhi në kohën kur ato po transferoheshin me mjetin e Kompanisë së Sigurisë Fizike ?Nazeri 2000? drejt avionit që kryente fluturimin e radhës. Hetuesit theksojnë se janë duke punuar mbi një grup të strukturuar kriminal, cili dyshohet edhe për grabitje të tjerë në autostradën Tiranë-Durrës me vlera të konsiderueshme parash.

Recommended