Ora News – Kërkohen 175 vjet burg për 6 nga 11 “babagjyshët”, vodhën dhe në Maqedoni

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon në total dënimin me 175 vjet burg për 6 nga 11 anëtarët e bandës së ?Babagjyshëve? ndërkohë, për 5 të tjerët, procesi vijon me gjykim të zakonshëm.
Mes 6 të pandehurve,procesi për të cilin u zhvillua me gjykim të shkurtuar është edhe Ilir Kupa.
Në bazë të hetimit, Prokuroria ka ngritur akuza për këtë grup personash për 13 episode kriminale të vjedhjeve, kryesisht argjendari të kryera në Shqipëri por dhe në Maqedoni. Ata përdornin maska, dorezave ose dhe veshje me mbishkrimin policia.
Kur nisen hetimet
?Hetimi për këtë grup kriminal nisi në Prokurorinë për Krime të Rënda, në bazë të disa referimeve të Policisë së Shtetit, pas disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në vitin 2013 dhe 2014 në Tiranë, Durrës, Laç, Fushë-Krujë dhe Kuçovë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-kerkon-175-vjet-burg-per-6-nga-11-babagjyshet/

Recommended