Report TV - Grabitet zyra e gjendjes civile në Lezhë, policia në kërkim të autorëve

  • 8 years ago
Zyra e gjendjes civile në Bashkinë e Lezhës është vjedhur me anë të thyerjes.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë fundjavës, ndërsa sot është konstatuar nga punonjësit të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Nga verifikimet e kryera rezulton se hajdutet kanë marrë një shumë prej 36.000 lek të reja me prerje të ndryshme, si dhe një ekran kompjuteri.

Gjithashtu është bërë e ditur se pre e hajdutëve ka rënë edhe zyra e ndihmës ekonomike e Bashkisë e cila ndodhet në të njëjtën godinë me atë të gjendjes civile.

Fatmirëisht në këtë zyrë hajdutet nuk kanë arritur të marrin asgjë. Pas hetimeve të kryera nga policia është bërë e ditur se dera qëndrore dhe dy dyert e zyrave janë hapur nga hajdutët me anë të thyerjes dhe më pas kanë arritur që të deportojnë brenda.

Në lidhje me ngjarjen ende nuk ka asnjë person të dyshuar apo të ndaluar nga policia.

Grupi hetimor pritet që të analizoje shenjat e gishtave të gjetura, të cilët mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve të kësaj vjedhje.

Recommended