Xhafaj: S’ka nen 88 për vendet e rezervuara. Studentët e Magjistratuës emërohen duke hedhur zare

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj tha se opozita ka bojkotuar punimet e Komisionit të Reformës. Teksa reagoi ndaj deklarave të ish-kryeministrit Berisha, Xhafaj tha se në opinionin e Venecias nuk ka një rekomandim 88 për vendet e rezervuara, por ka një rekomandim për 2/3 dhe 3/5.
Xhafaj: Kush do që të bëhet apo mos bëhet reforma në këtë vend shqiptarët kanë kohë që e kanë kuptuar. Edhe fjalimi parafolësit nuk bëri gjë tjetër vecse ju garantoj aytr një bindje. reformën e duan shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Ka disa njerëz që e mbajnë peng këtë proces, por jo për arsyet që po flasim, por për disa arsye të tjera që lidhen me vetë ata. U tha këtu që opozita është përjashtuar nga procezi. Një gënjeshtër e madhe. Opozita deri në korrik të 2015, pra 9 muaj nga koha që ishte krijuar komisioni nuk ka marrë pjesë. Jo vetëm kaq, por e ka bllokuar, edhe sot që flasim opozita e ka bojkotuar komisionin për reformën në drejtësi.
Asnjë reformë pa konsensus nuk qenka bërë në këtë vend. Ka dy reforma, ose dy ndërhyrje të mëdha në kushteutë. E para në 98 ku opozita e sotme nuk mori pjesë në reformën kushtetuese. Nuk e njohu kushtetutën e re, atë kushtetutë për të cilën sot përbetohet. E hodhi lart dhe e priti poshtë. Ka dhe një ndërhyrje tjetër, ndërhyra e 2008 që nuk na bën krenar. Nëse sot ka dicka qe e dëmton është ajo ndërhyrje, sepse lëvizi ekuilibrat dhe balancat mes pushteteve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/xhafaj-opozita-ka-bojkotuar-komisionin-per-reformen-ne-drejtesi/

Recommended