Report TV - Rroshi shpall fituesin e tenderit 3 mln euro për përroin në Qerret

  • 8 years ago
Vetëm dy ditë para se kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi të linte dhomat e shoqërimit tek Drejtoria e Policisë Tiranë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pranë bashkisë Kavajë, ka shpallur firmën fituese të tenderit 3 milion euro, për pastrimin e përroit të Leshniqes, në fshatin Qerret.

Kompania fituese e këtij tenderi, që do kryejë punimet për rehabilitimin e përroit, është subjekti ?Vëllezerit Hysa? me qëndër veprimi në Elbasan. Kompania administrohet nga Besnik Hysa, Kujtim Hysa dhe Flutura Hysa dhe është themeluar prej vitit 2001. Sipas bashkisë së Kavajës, kompania do i japa jetë një projekti për rehabilitimin e përroit të Leshniqes me gjatësi 2.5 km, afër të cilit në lashtësi, sipas kryebashkiakut Rroshi janë ndeshur ushtritë e Pompeit, Jul Çezarit dhe Mark Antonit.

Recommended