Irak, çlirohet Falluxha. Bashkia nën kontrollin e qeverisë - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 8 years ago
Forcat qeveritare të Irakut kanë marrë më në fund ndërtesën kryesore të qeverisë lokale në qytetin e Falluxhës, apo më mirë të themi Bashkinë e qytetit, duke zmbrapsur kështu militantët e Shtetit Islamik. Pas këtij suksesi, flamuri i Irakut është ngritur mbi ndërtesën e këshillit të qytetit, pasi u mor nën kontroll nga trupat e Forcave Antiterrorizëm, policia dhe ushtarët. Vetëm pak kohë më parë ata raportuan edhe vënien nën kontroll të disa zonave të tjera jugore dhe lindore të qytetit.

Recommended