Reduktohen qentë e rrugës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jeni shqetësuar nga turmat e qenve që qëndrojnë nëpër rruge? Sot është koha të ndiheni më të qetë. Në vetëm 10 muaj fushatë sterilizimi, Bashkia e Tiranës arriti që të ndalonte rritjen e numrit të tyre. Shumë kush që është sulmuar nga qentë e rrugës ka menduar edhe që t?i vrasë. Por kjo nuk është një zgjidhje e mirë. Organizata Botërore që kujdeset për shëndetin e kafshëve të rrugës shpjegon se infeksionet e sëmundjet rriten më shumë nëse qytetarët i eliminojnë këto kafshë. Kjo organizatë e ka zgjedhur Shqipërinë si histori suksesi në rajon. Në seminarin rajonal të mbajtur në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi të gjithë vullnetarët që u bënë pjesë e sterilizimit. Veliaj shtoi se do të kërkojë edhe që kompetencat e pushtetit vendor për kafshët me pronarë t?i kalojnë bashkisë, pasi jo pak herë raportohen rastet kur qentë rriten dhe stërviten për të vendosur baste.

Recommended