Ora News – Vendimi i KiE për pronat, Këshilli Europës mirëpret adaptimin e ligjit si hap pozitiv

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këshilli i Europës i cili po monitoron me rreptësi Qeverinë shqiptare në zbatimin e ligjit të pronësisë vlerëson pozitivisht të gjitha përpjekjet ligjore të saj për ti dhënë zgjidhje çështjes së pronave në vend. Në një vendim të Komitetit të Ministrave të siguruar nga Ora News, veçohet si përparim hartimi dhe zbatimi i akteve nënligjore të ligjit të pronave. Në vendimin e këtij Komiteti përmenden edhe pyetjet specifike që janë ngritur në Gjykatën rreth tij, ndërsa ngarkohen autoritetet shqiptare që të njoftojnë në vijimësi Këshillin e Europës për progresin në fushën e pronësisë.
Nga Këshilli i Europës dhe konkretisht Komiteti i Ministrave të këtij Këshilli vjen një notë vlerësimi pozitive për Qeverinë shqiptare në kapitullin e politikave të ndjekura prej saj në lidhje me çështjen e pronave.
Ora News ka arritur të sigurojë vendimin e Komitetit të Ministrave, i cili pritet të publikohet të premten dhe që përmbledh disa pika kryesore në raport me çështjet e pronësise dhe hapat ligjor të Qeverisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vendimi-i-kie-per-pronat-keshilli-europes-mirepret-adaptimin-e-ligjit-si-hap-pozitiv/

Recommended